Kurdët sot në votime për pavarësi ose drejt luftës
Ka filluar sot votimi për një referandum në pjesën me popullësi kurde të Irakut, shkruan albeu.com

Pavarësisht kundërshtimit të ashpër nga Turqia dhe Irani popullata kurde nën udhëheqjen e Mesut Barzanit ka marrë vendimin të mos tërhiqet nga votimi për referandum duke shtuar kështu dilemat se çdo të ndodhë nëse popullata voton pro një shteti të pavarur që do të quhet Kurdistan.

Ndërsa një shtet i tillë do të nënkuptojë luftë me Turqinë pasi kjo e fundit ka miratuar në kuvend projektligjin që do t'i japë të drejtë ushtrisë turke të ndërhyjë në Irak.

Edhe sot Ministria e Jashtme e Turqisë në një deklaratë për media ka bërë të ditur se nuk do ta njohin referandumin.

Gjithashtu sapo filloi votimi Turqia ka mbyllur pikën kufitare me Irakun.

Liderët kurdë të Irakut kanë thënë se referendumi do të zhvillohet në tri provinca që zyrtarisht përbëjnë rajonin gjysmë-autonom kurd: Dahuk, Irbil dhe Sulaimania, si dhe në disa zona fqinje.Këto zona përfshijnë qytetet Kirkuk, Makhmour, Khanakin dhe Sinjar, ku forcat kurde Peshmerga kanë marrë kontrollin pasi i kanë dëbuar militantët e Shtetit Islamik.

Popullata kurde që është ndarë në Turqi, Irak, Siri dhe Iran po vazhdon përpjekjet për të themeluar një shtet kurd që kur u shpërbë perandoria Ottomane.

Kurdët ishin të vetmit që nuk mundën të krijonin një shtet të tyre pas shpërbërjes së perandorisë./albeu.com/
Shtuar më 25/09/2017, ora 08:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori