Kur Ristani i vidhte fitoren Ramës me kërkesë të Olldashit dhe si ia shpërbleu Lulzim Basha
Pëlqej
Albeu.com
Edhe pse kanë kaluar 7 vite, nuk duken të largëta ditët e fillimit të majit 2011, kur pasi ishin përcaktuar kryetarët në pjesën dërrmuese të bashkive, në Tiranë kishte plasur lufta për vendin e kryetarit.

"Fronti" ndahej me vetëm një grusht votash dhe pas shumë akrobacish ligjore dhe me KQZ, sërish Rama arriti të fitonte me vetëm 10 vota kundrejt Lulzim Bashës, në atë kohë i investuar fuqishëm nga Sali Berisha.

Dhe, kur socialistët menduan se gjithçka mbaroi dhe filluan festimin, Berisha sapo kishte filluar planin e tij.

Sokol Olldashi dhe Oerd Bylykbashi shkojnë në zyrën e kreut të KQZ-së në atë periudhë, Arben Ristanit.

Nën avujt e alkoolit dhe tymin e cigareve, si edhe zhurmën që bënin protestuesit socialistë jashtë, Oerd Bylykbashi përpiqet t'i shpjëgojë Ristanit hapësirat ligjore se si mund të gjendej një artificë që të përmbysej rezultati duke marrë nga kreu i KQZ-së mosmiratim dhe shpjegimin se kjo s'mund të bëhej.

Ristani ishte i bindur se nuk kishte asnjë hapësirë ligjore që ti hiqte fitoren me 10 vota të Ramës pasi ishin bërë lloj lloj akrobaciash edhe më parë që të shpallej Basha fitues.

Ndërkohë që Bylykbashi përpiqet të gjejë nene në dosjen ligjore që mbante me vete, ndërhyn Sokol Olldashi duke iu drejtuar Ristanit me këtë togfjalësh:

-Arben, e bën dot?

Kjo fjalë ishte ajo që ktheu rezultatin në Tiranë dhe Arben Ristani, pa pyetur fare për nenet dhe ligjet e Oerd Bylykbashit duke shkelur ligjin me dy kembë, e duke e lënë atë me dosje në dorë, hyn në mbledhjen e KQZ-së dhe urdhëron: Rinumërimin e fletëve që ishin hedhur gabim në kuti.

Magjia funksionoi dhe Lulzim Basha u shpall fitues ndaj Ramës në sajë jo të neneve të Oerdit, por të premtimit që Sokol Olldashi i bëri Ristanit në emër të Berishës.

Ristani u shpërblye duke u bërë deputet dhe më pas Sekretar i Përgjithshëm i PD, praktikisht njeriu dy i kësaj partie.

Pse vlen gjithë ky rrëfim?

Sepse sot Lulzim Basha vendosi të mos e kandidojë atë për Sekretar të Përgjithshëm, ose thënë ndryshe: Duke e shkarkuar nga detyra.

Ristani bëri një shkelje ligjore për t'i shërbyer Bashës duke marrë kosto të mëdha ndaj vetes, megjithatë kryedemokrati vendosi t'ia shpërblejë shërbimin në këtë formë.

Kjo, jo se Ristani veproi drejt kur i vodhi në emër të ligjit dhe nën besën e Berishës fitoren Ramës dhe jo se ky i fundit është më i ndershëm se këta tjerët, por që vlen për të kuptuar pellgun e qelbur të politikës shqiptare dhe se si i shpërblen Lulzim Basha ata që e kanë ndihmuar dje.

Kush ka më dyshime se përse Lulit i mblidhen 40 veta në shesh kur thërret protesta?! /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2019, ora 23:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori