Kur Rama betohej se do i "shkulte dhëmbët" krimit, si reagonin të vetët (FOTO LAJM)

Rrahman Rraja
Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama prezantoi paketën ANTI-KÇK e cila sipas tij, do të shkatërrojë krimin e organizuar dhe do të fusë në burg ata që kanë përvetësuar pasuri në mënyrë të jashtëligjshme.

Përballë ai kishte zyrtarë të Partisë Socialiste, të cilët ndoqën për një orë e gjysme më shumë devotshmëri shfaqjen e përgatitur me kujdes.

Por duket se ka një ngërç të vogël në këtë mes dhe kjo u duk në fytyrat e publikut në sallë. Një pjesë e mirë e të zgjedhurve të Ramës, kanë dalë me lidhje me krimin dhe prandaj e gjithë nisma është një thikë me dy presa.

Gjatë kohës që Rama betohej se do të bënte namin ndaj krimit, kamera ka fokusuar një pjesë të fytyrave që kanë qenë në sallë dhe që janë përfolur për çështje kriminale.

Këtu bëhet fjalë për Rrahman Rrajën i cili bëri bujë me çështjen Xhisiela, Ervin Bushatin i cili sipas PD-së ka fshehur 7 pasuri të paluajtshme, Niko Peleshin i cili u thirr në prokurori për skandalin e "Silikon Max", Artan Lame i cili është përfolur shumë për skandalet e legalizimeve në ALUIZNI etj.

Sigurisht lista nuk është vetëm kaq, por jo të gjithë kanë qenë në sallë. /albeu.com/
Shtuar më 25/11/2019, ora 14:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori