"Kur Kodheli nxjerr sekretin para kohe", Presidenca reagon sërish për raportin e Komisionit të Venecias
Pas publikimit të raportit të Komisionit të Venecias, ku Presidenti Meta akuzohet se ka bërë shkeljeKushtetutës, ka reaguar sërish zëdhënësi i tij Tedi Blushi me një video të deputetes Mimi Kodheli.

Kjo e fundit më datë 10 shtator tregonte në News24 se “Komisioni i Venecias mendon se ka një shkeljeKushtetutës”.

“Kur Mimi nxjerr sekretin para kohe…”, shkruan zëdhënësi Tedi Blushi.

“Presidenti shkeli Kushtetutën kur anuloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur një kompetence të tillë në Kushtetutë e në ligj”-shkruhej në një nga paragrafët e raportit, për të cilin Meta akoma nuk ka reaguar personalisht. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2019, ora 09:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori