"Kur i marrim lekët?", dalin përgjimet e autorëve të vrasjes së Jurgen Kurtit
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Jurgen Kurtit mbrëmjen e 18 marsit në në rrugën ‘Zef Jubani’, Tiranë.

Policia ka mundur të arrestojë tre nga autorët e dyshuar për vrasjen e Kurtit, ndërsa një tjetër është në kërkim.

Autorët e kanë ndjekur për rreth dy javë Kurtin ku më pas e ekzekutuan me breshëri automatiku "Scorpions".

Pas vrasjes autorët janë larguar me anë të një mjeti tip "Benz" i cili rezulton me duekumentacion ne Fier.

Sipas policisë janë sekuestruar rreth 50 kamera sigurie për të shkuar tek autorët.

Ndërkohë së fundmi janë zbardhur edhe disa përgjime të kryera nga grupi hetimor ku të rinjte bisedojnë me njëri tjetrin rreth shpërblimit për punën e kryer.

“Ke folur për ato lekët?”, “Kur do i marrim ato lekët?” Janë këto disa prej bisedave të përgjuara mes tyre. /albeu.com/
Shtuar më 27/03/2019, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori