Kur do të largohet Trump nga Uashingtoni?
Presidenti Donald Trump do të largohet nga Uashingtoni të mërkurën në mëngjes, pak përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden, për të filluar jetën e tij post-presidenciale në Florida.

Largimi i tij do të bëhet me një ceremoni në bazën ushtarake Andrews, sipas një personi që ka dijeni mbi planet, e që foli në kushte anonimiteti, sepse planet lidhur me këtë çështje nuk janë njoftuar zyrtarisht. Zyrtarët po konsiderojnë mbajtjen e një aktiviteti të menduar mirë, pothuajse i njëjtë me një vizite shtetërore, ku do të jetë shtruar një tapet i kuq, do të ketë roje e bandë ushtarake si dhe shoqëruar me 21 të shtëna armësh, detaje këto që janë në diskutim e sipër.

Presidenti Trump ka njoftuar tashmë se nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Biden, duke prishur një traditë historike, pasi ka shpenzuar muaj të tërë duke bërë akuza të pabazuara për manipulim të zgjedhjeve në një përpjekje për të de-legjitimuar procesin dhe fitoren e Biden. Nënpresidenti Mike Pence pritet të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit.

Trump pritet të largohet nga Uashingtoni dy javë pas protestës së dhunshme në Kapitol të mbështetësve të tij në një përpjekje për të ndaluar tranzicionin paqësor të pushtetit dhe pritet të qëndrojë në Florida me një grup të vogël ndihmësish të tij.
Shtuar më 16/01/2021, ora 08:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori