Kur Berisha humbte ndjenjat në Pallatin e Kongreseve (FOTO LAJM)

Intensiteti i lartë i fushatës por edhe të aktiviteteve të ndryshme bën që në jo pak raste politikanë të ndryshëm të pësojnë gjendje debulese, ashtu siç i ndodhi sot edhe kreut të PD-së, Lulzim Basha në Vlorë.

Por, ky nuk është i vetmi rast për krerët e demokratëve. Albeu.com mëson se edhe vetë Berisha pësoi të njëjtën gjëndje shendetësore kur bëri mitingun e parë në Vlorë pas ngjarjeve të rënda të vitit 1997.

Ndërkohë, Berisha kaloi një situatë të ngjashme në dhjetor të vitit 2011, gjatë fjalimit me rastin e 21 vjetorit të themelimit të PD-së në Pallatin e Kongreseve.

Gjatë fjalimit, Berisha pësoi një humbje të ekuilibrit, por ndërhyrja e menjëhershme të badigardëve bëri që ai të mos rrëzohej. /albeu.com/
Shtuar më 16/06/2017, ora 16:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori