Piramida e Tiranës hapet pas disa muajsh punime, Veliaj: Qendra më e madhe digjitale në Ballkan

Mbrëmjen e sotme është hapur Piramida e Tiranës, pas disa muajsh që ishte në rikonstruktim.

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se Piramida do të shërbejë si një qendër e madhe digjitale në Ballkan për të rinjtë dhe të rejat.

“Sot hapim qendrën më të madhe digjitale në Ballkan për të rinjtë dhe të rejat e gjithë Shqipërisë”, tha Veliaj.

Ndërkohë, kryeministri Rama tha se Piramida do të bëhet zemra e unovacionit dhe streha më e madhe në rajon e të rinjve e të rejave që i përkushtohen teknologjisë digjitale

Piramida do të shërbeje edhe si një ndalesë e turizmit në Tiranë, për të gjithë ata që duan të mësojnë historinë apo të shohin peizazhin.

Po ashtu Piramida do të funksionojë për trajnime, do të ketë biblioteke, salla ku njerëzit mund të mblidhen, salla ku mund të ekspozojnë punimet e tyre dhe qendër TUMO, një lloj i ri i përvojës arsimore në kryqëzimin e teknologjisë dhe dizajnit.

Programet që do të ofrohen nga TUMO janë: animacion, zhvillim i lojërave, kinematografi, ëeb design, muzike, shkrim, vizatim, dizajn grafik, modelim 3d, programim, robotik, grafike lëvizje, fotografi, media e re.

 


Shtuar 11.05.2023 20:49