Kundërshtuan patrullën e policisë, në pranga 3 persona në Kamëz
Kundërshtuan me dhunë patrullën e Policisë të Komisariatit Nr. 5 dhe u larguan, por bien në pranga pas disa ditë kërkimesh nga Policia.

Kapen dhe ndalohen 3 shtetas të cilët ishin shpallur në kërkim për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje e kryer në bashkëpunim", "Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik" dhe "Goditjet për shkak të detyrës".

Pas një pune operative policore të strukturave të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.5 Tiranë, u bë e mundur gjetja e vendndodhjes së personave të shpallur në kërkim policor.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, bënë ndalimin e shtetasve:

E. K., 24 vjeç, banues në Kamëz

F. T., 23 vjeç, banues në Kamëz

A. H., 29 vjeç, banues në Kamëz

Këta persona ishin shpallur në kërkim, sepse në datën 05.07.2019, rreth orës 01.30 të mëngjesit ka ardhur një telefonatë për zhurmë në një lokal. Menjëherë ka shkuar aty Patrulla e Përgjithshme e Policisë, për të mbyllur lokalin.

Shtetasit e lartpërmendur që ndodheshin brenda, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, për t’i penguar në kryerjen e detyrës.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
Shtuar më 09/07/2019, ora 19:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori