Kundërshtuan me dhunë policinë, arrestohen 2 persona
Policia e |Sarandës ka arritur të bëjë kapjen dhe ndalimin e dy shtetasve të cilët kundërshtuan me dhunë efektivët e policisë.
Në pranga u vunë shtetasit D., 18 vjeç, banues në Himarë dheDh. Ç., 58 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tyre erdhi pasi më datë 24.07.2019, në një lokal të lagjes nr.1 Sarandë, kanë kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës punonjësit e policisë së rendit.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë ose rendit publik” dhe “Goditja për shkak të detyrës”.


Shtuar më 25/07/2019, ora 15:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori