Kundërshtoi dhe dhunoi efektivin e policisë, arrestohet 38 vjeçari dhe 9 të tjerë
Policia e Tiranës ka arrestuar 10 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të policisë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P.L., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit me të cilin ky shtetas qarkullonte iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë (dorezë metalike).

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.S., 38 vjeç, pasi në rrugën ‘”Siri Kodra”, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të Policisë si dhe ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimi në flagrancë të shtetasve :

•D.F., 26 vjeçe, pasi në rrugën “Panorama”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese;

•M.Xh., 27 vjeç, F.B., 39 vjeç, E.T., 42 vjeç, E.T., 28 vjeç dhe A.Ç., 38 vjeç, pasi u kapën flagrancë duke drejtuar mjetet përkatese në gjendje të dehur;

•K.V., 19 vjeç dhe V.P., 36 vjeç, pasi në Kamëz, shtetasi K.V., duke drejtuar mjetin motorr pa lejen përkatese ka bërë parakalim në vijë të pandërprerë dhe për pasojë është përplasur me pasqyrën e mjetit me drejtues V.P., dhe për pasojë është dëmtuar, i cili ndodhet në spital, nënkujdesin e mjekëve. V.P., në momentin e parakalimit të drejtuesit të motorrit, dyshohet se ka kryer manovër të gabuar.
---
Gjatë natës, tek kthesa e Kamzës, si pasojë e një difekti në pjesën e baterisë ka marrë flakë mjeti i parkuar në përdorim nga shtetasi Xh.A. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Shtuar më 25/10/2020, ora 13:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori