Kundërshtar i Aldo Bares, kush është pronari i lokalit që u plagos në Lushnjë
Një atentat ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Lushnjës.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se i plagosuri është Saimir Taullau, i cili raportohet se është edhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja.

Por Saimir Taullau, nuk është një emër i panjohur.

Ai dhe familja e tij, janë në konflikt të hapur me bandën e Aldo Bares, ku këta të fundit, sipas dëshmive të dhëna në gjykatë, i kanë vënë gjoba.

Familja Taullau ka akuzuar bandën e Lushnjës për vrasjen e Baki Taullaut në vitin 2005. /albeu.com/
Shtuar më 24/11/2018, ora 20:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori