Kundër paketës së Ramës, Çipa: Po kërcënohet fjala e lirë
Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, tha se ligjet e paketës anti-shpifje janë një kërcërnim për fjalën e lirë.

Çipa tha se duhet bërë çdo gjë që të zhbëhen këto ligje, asi pasi draftet kanë probleme shumë serioze dhe kthejnë cencurën në vend.

“Ky ligj është një kërcënim për fjalën e lirë. Vijmë këtu në këtë takim sepse e konsiderojmë një çështje shumë të rëndësishme për pluralizmin. Asnjëherë nuk ka pasur një adresim të tillë censurës mbi një draft të tillë siç po bën qeveria.

Ky draft mbart në vetëvete probleme shumë serioze në institucionalizmin e censurës siç është AMA, bordi i AMA ka brendinë e një agjencie censure. Investoni që të zhbëhet ky draft”, u shpreh Çipa


Shtuar më 16/12/2019, ora 12:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori