Kunati i Berishës, Agim Ramaj: Emri im është përmendur për të mos dalë në skenë vrasësit e vërtetë
Agim Ramaj, i akuzuar nga mazhoranca si porositësi i vrasjes së deputetëve Tom Doshi dhe Mhill Fufi ka thëën se emri i tij ëhstë përmendur për të mos dalë në skenë vrasësit e vërtetë.

“Unë jam përmendur për të devijuar shënjestrën. Nuk jam unë objekt i kësaj pune. Është e turpshme kjo akuzë që më bëhet mua. Nuk dua të bëj koment tjetër”, ka thënë Ramaj për Panorama.

I kontaktuart nga News24, Agim Ramaj u shpreh se nuk do të ngatërrohet në këtë lloj katrahure, sipas tij.

“Është hera e parë që e dëgjoj emrin tim në këto veprime. Nuk dua të përfshihem në këtë lloj katrahure. Nuk e meritojnë as komentin. Refuzoj ti komentoj këto veprime”, shtoi Ramaj.

Kunati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Agim Ramaj është biznesmen në fushën e ndërtimit./albeu.com/
Shtuar më 03/03/2015, ora 19:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori