Ndryshe nga bizneset e tjera të cilat e kanë ndier krizën që ka përfshirë Europën,
biznesi i lojërave të
fatit vazhdon të korrë të ardhura të mira. Gjatë vititit 2010 tregu formal i këtyre lojërave ishte 184 milionë dollarë dhe në vetëm dy vjet është rritur me mbi 12 përqind.
Sipas të dhënave çdo shqiptar shpenzon rreth 6570 lekë në vit e përllogaritur në shumën e 500 milionë dollarëve. Ekspertët e cilësojnë kumarin si sëmundja e vendeve të varfëra, ku individë të dëshpëruar nga gjendja e vështirë ekonomike joshen nga lojërat e
fatit. /albeu.com/
Shtuar më 03/02/2012,
ora 17:09