Kultivonin kanabis, arrestohen 2 persona në Korçë
Policia ka arrestuar 2 persona në Korçë të cilët kultivonin kanabis.

Në pranga kanë rënë shtetasit F.S, 40 vjeç dhe M.M, 35 vjeç, (me detyrë kryetar i fshatit Porodinë), të dy banues në fshatin Porodinë.

Nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit F.S, u gjetën fidanë të dyshuar kanabis të kultivuar në tokë.

Lidhur me këtë rast, dyshohet se kryetari i fshatit shtetasi M.M, ka shpërdoruar detyrën, pasi nuk ka kallëzuar krimin pranë organeve përkatese.


Shtuar më 19/08/2019, ora 14:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori