Kultivonin kanabis në shtëpi, pranga 3 matjanëve
3 persona janë vënë në pranga në Mat pasi akuzohen për kultivim lëndësh narkotike.

Operacioni policor “Stojani” ka vënë në pranga 3 shtetas, dhe shpallet në kërkim një tjetër për kultivim narkotikësh.

Si rezultat i kontrollit të pa ndërprerë të territorit për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe shitjes së lëndëve narkotike si dhe bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Stojani”, si rezultat i të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit :

M. Gj., 32 vjeç, D. L., 33 vjeç, J. D., 32 vjeç, të tre banues në Krujë, Durrës.

U procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi N. S., 16 vjeç, si dhe u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. M, 26 vjeç, banues në Krujë.

Shtetasit e lartëpërmendur janë kapur në flagrancë duke punuar në një parcelë të cilët kishin mbjellur disa bimë narkotike të dyshuara canabis sativa.

Ndërsa shtetasi E. M (i shpallur në kërkim), sapo ka parë shërbimet e policisë duke përfituar dhe nga terreni ka arrit të largohet. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Stojan Njësia Administarive Ulëz, u gjet dhe u sekuestrua rreth 10 kg material bimor e dyshuar canabis sativa.

Gjithashtu është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një automjet tip “BMW”,që e përdornin autorët, një peshore elektronike dhe disa materiale të tjera.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Shtuar më 14/08/2020, ora 11:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori