Kultivonin kanabis, arrestohen 7 të rinj mes tyre dhe një i mitur (VIDEO)
Shtatë persona kanë rënë në pranga në Krujë për kultivim kanabisi, mes tyre është edhe një i mitur. Sipas policisë të arrestuarit janë: T.K., 27 vjec, I.D., 27 vjeç, S.D., 28 vjeç, E.D., 23 vjeç, B.D., 38 vjeç, A.D., 17 vjeç, të gjithë banues në fshatin Barkanesh të rrethit Krujë.

Operacioni u organizua nga komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me Shërbimet e DVP Durrës dhe Forcën e Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë së Krujës.

Ky operacion është në vijim të operacionit të koduar “Ndëshkimi”, si rezultat i të cilit u arrestuan dhe ndaluan 9 persona dhe u shpall në kërkim një tjetër.

Pas një hetimi 2 mujor me metoda speciale hetimi, në funksion të procedimit penal prill 2019 u bë ekzekutimi i masave të sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", për 6 shtetasit: T.K., 27 vjeç; I.D., 27 vjeç; S.D., 28 vjeç; E.D., 23 vjeç; B.D., 38 vjeç; A.D., 17 vjeç, të gjithë banues në fshatin BarkaneshKrujës.

Ndërkaq u bë dhe ndalimi i shtetasit B.D, 19 vjeç, me banim në Krujë për veprën penale "Kutivimi i bimëve narkotike".

Për një shtetase tjetër, gjykata vendosi masën e sigurisë "Detyrim Paraqitje".

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike, në territorin e fshatit Barkanesh, Zgërdhesh, Kurcaj, të rrethit Krujë, ku në periudha të ndryshme, janë gjetur dhe asgjësuar kubikë të kultivuar me fara kanabis dhe fidanë të dyshuara narkotike Canabis Sativa.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit T.K., policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë.

Po në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 9 aparate celular.

Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë
Shtuar më 19/07/2019, ora 19:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori