Kulla për Albeu.com: Islamofobia nuk sjell më shumë liri dhe demokraci
Sot revista satirike franceze "Charlie Hebdo", objektiv i një sulmi terrorist më 7 janar, doli sot në treg me numrin e saj të ri, i cili i ka thyer rekordet e shitjes dhe ku në kopertinë është sërish profeti Muhammed me dixhiturën "Unë jam Charlie".

Një veprim i tillë ka sjellë edhe reagimin e Al Qaeda-s që ka kërcënuar me sulme të reja në Francë, ndërsa autoritetet franceze kanë shtuar masat e sigurisë.

Në një prononcim për Portalin Albeu, eksperti i çështjeve të sigurisë Ilir Kulla u shpreh se islamofobia nuk sjell më shumë liri dhe demokraci, ndërsa veprime të tilla forcojnë më tepër integralistët dhe terroristët.

Z. Kulla përshëndetje! Sot doli numri i ri i "Charlie Hebdo", ku sërish në kopertinë është profeti Muhammed. Si e komenti këtë veprim?

"E konsideroj si tragjokomedi. Islamofobia nuk jep më shumë liri dhe demokraci dhe aq më tepër ka kunderefekt. Shërben që integralistët dhe terroristët të forcohen në kauzën e tyre dhe shumica e besimtarëve muslimanë të ndihen të kompleksuar nga veprimtaria dhe kapitali politik që ekstremistët dhe terroristët shtojnë në këto raste".

Çfarë pritet të ndodhë pas kësaj?

"Asgjë e veçantë, jeta vazhdon, familjet e gazetarëve të pafajshëm do të kujtojnë familjarët e tyre, sikundër numri i civilëve të vrarë çdo ditë në Siri, Liban, Afganistan, Pakistan, Irak, Libi, Sudan dhe Gaza do vazhdojë të shtohet. Pavarësisht se "Marshimi i Paqes" në Paris ishte një show shumë i fortë dhe impresiv me emocione të forta, gjeopolitika udhëhiqet nga interesat dhe jo emocionet sikundër thotë Dominic Moisi". /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2015, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori