Kukan: Kriza po zgjatet, efekt negativ për integrimin
Pëlqej
Gjatë takimit të dytë në Tiranë të komitetit të përbashkët të Stabilizim Asocimit i cili ka sjellë në Tiranë një delegacion nga Parlamenti Europian kryesuar nga Eduard Kukan u bënë deklarata të forta referuar situates politike ne vend.

Kreu i delegacionit Eduard Kukan gjate takimit te komitetit e vlerësoi situatën si shumë shqetësuese dhe theksoi se KE është shumë e shqetësuar pasi kriza zgjati shumë dhe nuk po gjen zgjidhje. Zgjatja e krizes institucionale tha Kukan do te permendet ne raportin e Keshilit te Evropes. Ndersa eurdeputeti tjeter Bursa bëri me faj të dyja palët politike per gjendjen e krijuar ndërsa paralajmëroi se kjo situatë do të ketë efekt negative në integrimijn e vendit.

Ndërkohë kreu i PS-së Edi Rama ka pritur gjithashtu në takim delegacionin e kryesuar nga Kukan, ku ky i fundit u interesua mbi qëndrimin e PS-së për mundësinë e daljes nga kriza. Kreu socialist Rama e vlerësoi si proaktiv qëndrimin e PS-së, dhe e njohu zyrtarin e BE me ofertën që opozita ka bërë për daljen nga kriza.

Partia Socialiste, vazhdoi më tej Rama, e ka njohur rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 2009, por ka kërkuar hetimin e mënyrës sesi u zhvilluan këto zgjedhje. Kjo është një e drejtë Kushtetuese e Partisë Socialiste, për të cilin ka dhe një precedent nga viti 2005, kur kërkesa e Lëvizjes Socialiste për Integrim për hetimin e zgjedhjeve parlamentare, përfshirë hapjen e kutive, u miratua nga legjislatura paraardhëse. (albeu.com)
Shtuar më 04/11/2010, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori