Kujdes nëse keni makinë me xhama të zinj, policia ju ndëshkon (VIDEO)
Policia e shtetit ka ndëshkuar 87 drejtues pasi kanë lëvizur me automjete me xhamaerrësuar. Sipas policisë 17 prej tyre kishin errësuar edhe xhamin e parë të makinës duke ulur edhe shikueshmërinë e drejtuesit të mjeteve, duke rritur kështu mundësinë e përfshirjes në aksidente.

"Policia Rrugore e Tiranës me qëllim evidentimin, ndëshkimin dhe mbajtjen nën kontroll të mjeteve që mund të cënojnë sigurinë publike dhe atë rrugore, ka nisur zbatimin e një Plani Veprimi për kontrollin e dedikuar ndaj automjeteve me xhamaerrësuar si dhe mjeteve që përdorin sisteme shtesë zanore dhe pamore, në kundërshtim me normat ligjore të parashikuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërise dhe rregulloren në zbatim të tij.

Në funksion të këtij Plan Veprimi me objekt të dedikuar, nga efektivet e Policisë Rrugore Tiranë, gjate 5 diteve të fundit, janë konstatuar dhe proceduar administrativisht 87 automjete për xhamaerrësuar, ku 17 prej tyre kishin errësuar edhe xhamin e parë paraprites, duke ulur ndjeshëm shikueshmërinë e drejtuesit të mjetit dhe për rrjedhojë rritjen e mundesisë së përfshirjes në ngjarje rrugore të këtyre mjeteve, veçanërisht në kushtet e errësirës", thotë policia në një njoftim për mediat.
Shtuar më 27/07/2019, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori