Kujdes në këtë zonë, bora arrin 40 centimetra
Pëlqej
Ashtu siç kishin paralajmëruar sinoptikanët, reshjet e borës kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme në zonat malore.

Kryesisht reshje të fendura dëbore ka patur në zonën jug-lindore të vendit, ku qarku i Korçës është mbuluar me dëborë.

Trashësia e borës në Dardhë raportohet të ketë arritur deri në 40 centimetra.

Reshje dëbore ka pasur edhe në Voskopojë e Kapshticë, ku trashësia ka arritur në 10 cm.

Rruga e Dardhës aktualisht është e kalueshme vetëm me zinxhirë. Ndërkohë në akset e tjera nuk raportohen probleme në këtë qytet.

Kujtojmë se fshati turistik i Dardhës njihet për vizitueshmërinë nga turistët në këtë stinë, pasi bardhësi e dëborës është një ftesë për të apasionuarit e stinës së dimrit. /albeu.com/
Shtuar më 18/11/2018, ora 11:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori