Kujdes ku parkoni makinën në Tiranë: Markat e preferuara të hajdutëve
Në kulmin e sezonit veror, veç vjedhjes së banesave shtohen ndjeshëm edhe grabitjet e automjeteve.

Emigrantët që kthehen në atdhe bien më së shumti pre e hajdutëve. Të dhënat e policisë tregojnë se 1 automjet grabitet çdo tre ditë në Tiranë dhe keqbërësit synojnë më shumë makinat e shtrenjta.

Krahasuar me korrikun e 2018 numri i automjetevevjedhura ka qenë pothuajse i njëjtë, por është janë rritur grabitjet veçanërisht për makinat luksoze.

Ky numër në rritje gjatë muajit korrik përkon me kthimin e emigrantëve në vendlindje, të cilët një pjesë udhëtojnë bashkë me makinat e tyre.

Sipas seksionit kundër vjedhjeve në policinë e Tiranës rastet kur hajdutët veprojnë më së shumti janë në zona të pasigurta, si mungesa e ndriçimit dhe ambientet që nuk janë të monitoruara nga kamerat e sigurisë.

Makinat janë grabitur kryesisht në parkingje, ndërsa markat më të preferuara kanë qenë “Mercedes-Benz”, “Range Rover” “BMW” dhe “Audi”.

Problem mbetet zbulueshmëria dhe prangosja e autorëve. Një pjesë e madhe e automjetevevjedhura çmontohen dhe shiten për pjesë të përdorura në tregun e zi, brenda vendit./Abcnews/
Shtuar më 03/08/2019, ora 15:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori