E përplasi makina në Fier, ndërron jetë i moshuari

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Fier ku një makinë ka përplsur një të moshuar në rrugë.

Bëhet fjalë për drejtuesin e mjetit me iniciale P.L, i cili aksidentoi në mesditë shtetasin M. H., 92 vjeç, i cili pak orë më vonë ndërroi jetë.

Njoftimi:

Fier- Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier bënë arrestimin e shtetasit P. L., 56 vjeç, banues në Fier, pasi rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Fier-Levan”, automjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin P. L. ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin M. H., 92 vjeç, banues në Zhupan, i cili pas disa orësh ndërroi jetë në spitalin e Fierit.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtjeshme procedurale./albeu.com


Shtuar 25.11.2022 19:34