Kuçi viziton për herë të parë Deçanin pas 10 muajsh
Pëlqej
“Është një ngjarje e madhe kjo vizitë. Besojë që qeveria në agjendën e vet ka një objektiv të caktuar për zhvillimin e komunës se Junikut”, ka pohuar të enjten Agron Kuqi, kryetar i komunës me rastin e vizitës së parë të zëvendës kryeministrit të Kosovës, Hajredin Kuqi në Junik. Ndërkohë që edhe Kuqi e ka bërë të ditur qëllimin e vizitës së tij në dy komunat ku qeverisë AAK-ja. “Qëllimi i ynë i vizitës është dhe mbetet që t’i japim mbështetje 2 komunave ku qeveris AAK-ja. Unë shpreh fjalë miradije për punën e bërë në këto dy komuna dhe ne do t’i realizojmë premtimet që ne po japim për një zhvillim më të shpejtë dhe të përgjithshëm”, ka thënë Kuqi. Ai ka nënvizuar ndër të tjera se “kemi analizua dy lloje projektesh për këtë vit dhe për vitin tjetër. Në emër te Qeverisë iu premtoj se brenda kiti viti do t’i përfundojmë disa projekte qe do te kenë shumen prej 300 mijë euro. Qëllimi ynë është bashkëpunimi i ngushtë me komunën e Junikut. Dyert e Qeverisë janë te hapura për dikastere te ndryshme derisa Juniku funksionon mirë”. Edhe ministrat tjerë patën lëvdata për punën e mirë qe po behet ne ketë komunë te re.

Zëvendës kryeministri dhe ministrat e qeverisë së Kosovës, vizituan edhe ndërtesën e komunës se re e cila se shpejti do te jetë ne funksion. “Neve na gëzon fakti qe ministri i Ministrisë së Pushtetit Lokal ka filluar punimin me ndërtesën e komunës. Dhe neve na intereson q Juniku te jetë si komunat tjera.
Deçani ishte komuna e dytë e Rrafshit të Dukagjinit që zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës e vizitoj të enjten në mbrëmje. Rasim Selmanaj i ka falënderuar Kuqin për vizitën që ai i bëri kësaj komune. Ndërkohë që Kuqi ka shprehur kënaqësinë e ti që gjendet në mesin e komunarëve të Deçanit. “Eshë kënaqësi qe grindem ne ketë komunë dhe ne kemi radhë për të shprehur edhe njëherë fjalën se Deçani dhe të gjitha komunat do të kenë prioritet të barabartë sa i përket investimeve ”, ka thënë Kuqi.”
Shtuar më 03/09/2010, ora 04:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori