Ku ndryshon protesta e PD-së nga "21 Janari"? Paloka replikon me Nanon
Në këtë krizë politike a do të ketë një përplasje militantësh? Edi Paloka nga Partia Demokratike nuk e përjashtoi këtë. Në studion e emisionit “Opinion” ai tha se vendimi është marrë në kushtet e mbijetesës.

“As ne nuk e duam këtë, një përplasje militantësh. Ti ke fëmijë, ata në studio kanë fëmijë dhe duam t’i rrisim në një vend normal. Vendimi ynë është marrë në kushtet e mbijetesës. Ne do reagojmë në çdo hap. Sot policia me veprimin që bëri tregoi se është kthyer në shërbëtorë të verbër. Nuk mund të veprohej sot ashtu. Ai gjenerali që është kthyer në ushtar, do mbajë përgjegjësi nesër”, tha Edi Paloka.

Mustafa Nano: Më 21 janar 2011, kur policia reagoi shumë fort, çfarë qëndrimi keni mbajtur?

Edi Paloka: E para nuk është e vërtetë, nuk ka reaguar policia, por garda.

Mustafa Nano: E mirë, garda.

Edi Paloka: Jo pra, se nuk është e njëjta gjë. 21 janari është analizuar. Më 21 janar ju e dini mirë se çfarë ndodhi, sapo filloi protesta banditët që ishin marrë nga Rama u vërsulën me hunj drejt policisë. E keni parë, policia ishte nën dhunë. Keni policë të plagosur, shefat e tyre janë gjakosur.

Nuk ka vrarë policia njeri, sigurisht që është fatkeqësi, por nuk është e njëjta gjë. Krejt e kundërta e asaj që ndodhi sot, në vend që policia të bënte detyrën, lëshoi gazin. Cili polic u dhunua sot? Shihni në spital, është mbushur me njerëz dhe gazetarë. Një gazetar, ose operator, për pak na iku nga duart.
Shtuar më 27/02/2019, ora 08:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori