Ku i kanë fshehur paratë grabitësit e Rinasit? Gazetari tregon skemë e vjetër
Vendodhja e parave të grabitura në Rinas, ka mbetur ende mister.

Dyshimet janë se paratë nuk janë zhvendosur shumë larg zonës ku ka ndodhur grabitja.

Duke marrë parasysh edhe rastet e mëparshme të grupit, paratë mund të ndodhen midis zonës së Fushë-Krujës, Fushë-Prezës dhe Tapizës së Sipërme.

Kështu deklaroi gazetari Artan Hoxha në fjalën e tij në studion e “Report Tv”:

Për shkak të sasisë së madhe dyshohet se paratë janë fshehur në një zonë afër Rinasit. Dyshoj tek ky trekëndësh. Fushë-Krujë, Fushë-Prezë dhe Tapizë e Sipërme. Në Larisa ata nuk i morën paratë menjëherë në Shqipëri por u kthyen dhe i morën pas një viti. Të njëjtën skemë dyshohet se do të ndjekin edhe në Shqipëri”.
Grabitja në aeroportin e Rinasit ndodhi më 9 prill nga 5 persona të armatosur. Për më pak se dy minuta u grabitën plot 6.7 milionë euro. Deri më tani janë arrestuar: Oltion Veseli; Elton Pikli; Alkond Bengasi; Saimir Çela dhe Renaldo Sula. Gjatë grabitjes gjithashtu mbeti i vdekur edhe Admir Murataj.
Shtuar më 24/04/2019, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori