Kthjellime dhe vranësira, si do të ndryshojnë temperaturat
Sipas MeteoAlb moti në vendin tonë gjatë paradites paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në gjysmë lindore të Shqipërisë.

Por pas mesditës kthjellimet do të përfshijnë gjithë vendin kryesisht bregdetin.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.

Kosova

Mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta gjatë pjesës së

parë të ditës. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike.

Maqedonia e Veriut

Mbetet në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare në zonat

Lindore ndërsa pjesa perëndimore paraqitet me kthjellime gjatë gjithë ditës.

Rajoni dhe Evropa

Vijon ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në Veri dhe qendër të Evropës duke sjellë shira, ku më problematike situata paraqitet në ishujt Britanikë për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe stuhive të erës.

Ndërsa me kthjellime do të paraqitet rajoni i Ballkanit dhe brigjet e Egjeut.
Shtuar më 21/10/2020, ora 08:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori