Kthjellime dhe vranësira, si do të mbajnë sot temperaturat
Sipas MeteoAlb vendi jonë gjatë paradites karakterizohet kthjellime dhe vranësirashpeshta, më të theksuara në zonat Veriore.

Pasditja dhe mbrëmja mbeten me kthjellime për zonat perëndimore por vranësira të herë pas-hershme do kenë zonat malore.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 22°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior- Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Vijon ndikimi i kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë paradites në territorin e Kosovës, Por mesdita dhe pasditja sjellin kthjellim të kushteve të motit.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime dhe vranësirashpeshta.

Por pas mesditës moti përmirësohet ndjeshëm në MV.

Rajoni dhe Evropa

Moti i kthjellët dhe vranësira të herë pas-hershme do të dominojnë Evropën Juglindore dhe Gadishullin Iberik. Gjithashtu dhe qendra e kontinentit paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta.

Ndërsa në kushtet e motit të paqëndrueshëm me reshje shiu mbeten vendet Nordike, Britania e Madhe dhe brigjet e Detit të Zi.

Shtuar më 31/10/2020, ora 08:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori