Donaldi realizon këngën e parë! Kujt i dedikohet projekti, Borës apo Beatrixës? (VIDEO)

Aktori Donald Veshaj është rikthyer me projekte të reja.

Pas aventurës në “Big Brother VIP”, ku fitoi një popullaritet tepër të lartë, ai ka plotësuar dëshirën e fansave për të qenë më pranë tyre.

Por risia këtë herë është se Donaldi nuk ka zgjedhur një emision të ri, por diçka të paprovuar më parë.

Aktori ka zgjedhur një këngë dhe ka paralajmëruar se videoklipi do të publikohet nesër në orën 18:00.

“Ok, une duhet te beja dicka, me shume dashuri neser ora 18:00 premiere ne youtube”, ka shkruar ai krahas një pjese të trasmetuar nga videoklipi.

Mirëpo, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje, është teksti i kësaj fraze të këngës, pasi Donaldi thotë: “Unë e di që jam idiot, ama jam idioti jot”.

Nuk dihet se për kë e ka Veshaj, po disa nga ndjekësit kanë filluar të dyshojnë se bëhet fjalë për Borën, ndërsa të tjerë për Beatrixën. Gjithçka, mbetet për t’u parë derisa të publikohet e gjithë kënga./albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ? ARTIST (@donaldveshaj)


Shtuar 18.03.2022 21:13