KSHZ: Rezultatet e zgjedhjeve do të publikohen në orën 23:00
Votimi në kushte të coronavirusit në këto zgjedhje kuvendare do të përfundojë dy orë më vonë në krahasim me zgjedhjet e mëhershme kur votimi përfundonte në ora 19:00.

Zëdhënësi i Komisionit Shtetëror për Zgjedhje, Admir Shabani bëri të ditur se rezultatet do të publikohen dy orë pas mbylljes së vendvotimeve, pra në orën 23:00, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Përllogaritjet tona janë se më së voni deri në ora 23:00 do të kemi një numër të konsiderueshëm të të dhënave”, tha zëdhënësi i KSHZ-së, Shabani.

këto zgjedhje të drejtë vote kishin 1.715.263 votues.
Shtuar më 15/07/2020, ora 21:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori