KSHZ: Pendarovski fiton me 51.66%
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në një konference për shtyp para pak minutash njoftoi se nga 3 512 vendvotime në të gjithë vendin të përpunuara ose 100 për qind të tyre, gjithsej kanë dalë të votojnë 816 649 votues ose në përqindje 46,70 për qind. Nga këto të dhëna të deritanishme Gordana Siljanovska ka marrë 377 713 vota, apo shndërruarpërqindje 44.73%. Ndërkohë që Stevo Pendarovski ka marrë 436 212 vota, apo shndërruarpërqindje i bie 51.66 %.

"Zgjedhje korrekte dhe atmosferë e qetë. Nuk kishte denoncime për parregullsi që paraqet edhe një hap para drejt demokratizimit të shoqërisë sonë. Qytetarët votuan lirshëm dhe votuan për kandidatin që ata menduan se është më mirë", tha Derkovski. /albeu.com/
Shtuar më 05/05/2019, ora 22:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori