KS, Jeremiç: Situata në veri rrezik për paqen, Hoxhaj: Ju financoni strukturat paralele
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nisi diksutimin sot për situatën në Kosovë. Në takim po shqyrtohet raporti tremujor i sekretarit ë Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon.
Ministri i Jashtëm i Serbise Vuk
Jeremic në fjalimin e tij gjatë punimeve të këtij sesioni theksoi se situata në
Veri nuk është përmirësuar, por përkundrazi, tha ai, janë rritur rastet e dhunës dhe krimit. Sipas
Jeremic, situata në
veri rrezikon paqen dhe stabilitetin në Kosovë.
“Është rrezik për paqen dhe stabilitetin në Kosovë. Është një rrezik i vazhdueshëm për shkak të rritjes së dhunës dhe tensioneve. Përmirësimi i situatës është i ngadalshëm. Asgjë nuk është bërë më mirë pasi dhe trendi i dhunës po ndodh dhe numri i të kthyerve serbë në shtëpitë e tyre mbetet ende shumë i ulur”
Jeremic kujtoi se dhe vizita e Presidentit serb Borsi Tadic në Kosovë për Krishtlindje u prit me protesta e dhunë : “Vizita e Tadic për Krishtlindje ku bëri thirrje për paqe u prit me protesta dhe sulme me gurë”, u shpreh kryediplomati serb.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver
Hoxhaj e mori fjalën menjëherë pas
Jeremic. Ai deklaroi se “vizoni i qeverisë së Kosovës është të ndryshojë politikat e konfliktit. Kosova është një demokraci shumë etnike”, tha ai, ndërsa shtoi se njohja nga më shumë shtete mbetet prioritet i qeverisë së Kosvës.
Duke folur në lidhje me dialogun teknik,
Hoxhaj akuzoi Serbinë se nuk po zbaton marrëveshjet e arritura në Bruksel. Sipas tij
Serbia ka shkelur rezolutën 1244.
“Beogradi financon strukturat paralele në
veri.
Serbia të përmbahet me ndërhyrjet në Kosovë.
Serbia të angazhohet plotësisht, të zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel, të sigurojë lirinë e lëvizjes për të gjithë.
Serbia të mos bëjë premtime boshe dhe nga ana tjetër të mos i zbatojë në terren.
Serbia nuk i ka mbajtur premtimet e arritura në Bruksel. Qytetarëve të Kosovës i mohohet lëvizja në
veri, pasi
Serbia mban atje policinë e saj, ndërsa EULEX dhe KFOR nuk lejohen të kryejnë detyrën e tyre”, tha
Hoxhaj.
Shtuar më 08/02/2012,
ora 18:19