Keni bërë plane për sot? Moti do ju surprizojë

Dita e sotme do të nisë ndryshe pasi moti pritet të ndryshojë nga momenti në moment.

Do të ketë kthjellime dhe vranësira mirëpo nuk do të mungojnë dhe reshjet e shiut.

Sipas MeteoAlb, territori Shqiptar mbetet në mbizotërimin e motit të vranët përgjatë gjithë ditës, duke sjell reshje te izoluara shiu në pjesën më te madhe te vendit. Por herë pas here parashikohet të ketë dhe intervale të shkurtra kthjellimesh, të cilat më të shpeshta do të jenë në orët e para të ditës.

Temperaturat e ajrit do të të rriten lehte në mëngjes, por mesdita sjell renie te tyre duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 31°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h kryesisht nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë./albeu.com


Shtuar 28.09.2021 08:10