Kryetari i Kushtetueses, pritet dekreti i Topit
Presidenca
Presidenca ka reaguar pas deklaratave të fundit të maxhorancës se po vonohet emërimi i kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Në një konferencë për shtyp këshilltari juridik i presidentit Topi, Spiro Peçi ka theksuar se janë paraqitur kandidaturat për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese dhe përpara se presidenti të niset në Asamblenë e OKB-së do t'i paraqesë Kuvendit edhe emrin i tij.

"Presidenti i Republikës, duke vlerësuar përzgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, si një proces të rëndësishëm, me seriozitetin maksimal, ka shqyrtuar dhe ka zhvilluar konsultimet e nevojshme për të bërë të mundur emërimin e Kryetarit të kësaj Gjykate. Siç dihet, Presidenti i Republikës, më 6 Shtator, ka dekretuar edhe katër anëtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese, për të cilët pritet pëlqimi i Kuvendit" theksoi Peçi.

Çështja e emërimit të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese është bërë debat ditët e fundit mes presidencës dhe përfaqësuesve të maxhorancës të cilët fajësojnë presidentin për vonesën në emërimin e kryetarit të Kushtetueses.
Shtuar më 21/09/2010, ora 12:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori