Kryetari i Bashkisë Mallakastër: Me 30 qershor do futem në burg
Kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj nga studio e emisionin “360 Gradë” në Ora News u shpreh se do të futet në burg në 30 qershor dhe nuk do të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve.

‘Në datën 30 unë dua të futemburg. Nuk do të lejoj zgjedhje në Mallakastër sepse do të zbatoj ligjin. Do të zbatoj dekretin e Presidentit. Le të vijnë t’më fusin në burg. E kam për nder të bëj burg për të ruajtur demokracinë. Për të mos lejuar të kthehet diktatura në këtë vend. Dhe unë vij nga një familje që na kanë futur në burg madje na kanë pushkatuar për diktaturën.”
Shtuar më 24/06/2019, ora 22:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori