Kryetari Ahmeti uron Ilir Metën
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar Ilir Metën për zgjedhjen kryetar të ri të Parlamentit. Ahmeti thekson se zgjedhjet e qershorit ishin një proces shembullor duke treguar se Shqipëria është gati për statusin kandidat për anëtarësimin e BE.


"I dashur z.Meta,

Kam nderin e veçantë që në emër të të gjithë anëtarëve dhe përkrahësve të Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe në emrin tim personal, t'ju shpreh urimet tona të përzemërta për zgjedhjen tuaj për Kryetar të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Zhvillimi i një proçesi shembullor i zgjedhjeve të përgjithshme në qershor si dhe fillimi i punës së përbërjes së re të Kuvendit me pjesëmarrjen konstruktive të të gjitha partive parlamentare dëshmon që Shqipëria është e gatshme që të merr statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian që në samitin e dhjetorit të këtij viti.

Unë jam i bindur që ju, me urtësinë dhe përvojën tuaj të gjatë politike, do të arrini të harmonizoni të gjitha forcat politike në Kuvend për ta arritur këtë synim të madh të Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Duke ju uruar shëndet dhe punë të mbarë, ju shtrij dorën për ta vazhduar bashkëpunimin tonë që filloi në kohëra të vështira për kombin shqiptar dhe që po vijon edhe sot, ndërsa unë jam i bindur që do të vazhdon edhe në të ardhmën"- uron Ahmeti. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2013, ora 14:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori