Kryetarët e bashkive të PDIU kërkojnë lirimin e ambjenteve të KZAZ-ve (FOTO LAJM)

Pas kërkesës së kryebashkiakes Voltana Ademit për Shkodrën, edhe kryetarët e bashkive të PDIU kanë urdhëruar lirimin e ambienteve të Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve në territorin e Peqin dhe Rrogozhinës në funksion të procesit zgjedhor.

Ne letren dërguar komisioneve zonale të administrimit të zgjedhjeve, respektivisht KZAZ nr 44 për Peqinin pranë qendrës kulturore “Ferdinand Deda”, KZAZ nr 43 që ndodhet tek qendra kulturore Rrogozhinë është kërkuar lirimi e gjitha ambienteve në funksion të procesit zgjedhor.

Në kërkesat zyrtare të dërguara ditën e sotme thuhet:

“Ne zbatim te Dekretit te Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr.11199 datë 10.06.2019 ” Për Shfuqizim të Dekretit nr. 10298 datë 05.11.2018 të Presidentit të Republikës ” Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, përmes të cilit është anuluar zhvillimi i zgjedhjeve me 30 qershor 2019 për organet e vetëqeverisjes vendore kërkojmë nga ana juaj:

Lirimin e menjëhershëm të ambienteve të KZAZ-ve
Heqjen e listave përfundimtare të zgjedhësve të publikuara dhe të afishuara në qëndrat e votimit të administruara nga këto KZAZ.
Kërkesaj i është drejtuar për dijeni Presidentit të Republikes, Kryeministrit të Shqipërisë, Ministrit të Brëndshëm, Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, nismës së PD-së dhe LSI-së për zbatimin e dekretit të Presidentit Meta për lirimin e KZAZ-ve i është bashkuar edhe bashkia e Kukësit.
Shtuar më 14/06/2019, ora 18:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori