VIDEO/ Me sy të nxirë dhe krah të thyer, kush e ka “dhunuar” Vis Pupën, dashnorja apo gruaja?

Aktori i humorit, Elvis Pupa, njihet për batutat që bën me ndjekësit në rrjete sociale.

Këtë herë, Vis Pupa është shfaqur me sy të nxirë dhe krah të thyer.

Me batuta ai ka thënë se ka përfunduar me sy të nxirë, pasi bashkëshortja e tij, Belina Pupa i gjeti disa mesazhe të dyshimta në telefon. Sigurisht që fansat e aktorit të njohur e kanë kuptuar që e gjithë kjo video është me humor.

Po ashtu në komente poshtë videos, bashkëshortja e aktorit shkruan: Visi është e kundërta , të ka dhunuar dashnorja se të ka gjet mesazhet me mua.

Pak ditë më parë, ish-banori i “Big Brother VIP 2” postoi në “Instastory” një fotografi ku tregonte se do të ngjitej në majën e një mali në Theth. Me shaka, ai shkruante se nëse nuk postonte për 3 ditë, fansat të lajmëronin emergjencat.

Ndërkohë një ditë më parë, aktori ka postuar në “Instagram” një video ku shprehet se nga shëtitja në mal është kthyer shëndosh e mirë, por i ka ndodhur një tjetër gjë./Albeu.com/