Kryepolici i ul kokën Ramës: Ke 5 vjet, s’po ndriçon dot një rrugë
I konsideruar ndryshe edhe si "Dora e Hekurt" ish kreu i Policisw Ndwrtimore Mit’hat Havari, i ka shkruar nje leter publike kryeministrit Edi Rama ku shpreh shqetesimin se sipas tij edhe sot pas 5 vitesh ende rruga e Rinasit mbetet e pandricuar.

STATUSI I PLOTE:

Per kryeministrin !.

Para 5 vjetesh te shkruajta se rruga drejt aeroportit te Rinasit eshte pa ndriçim dhe sigurisht nuk ishte gje e mire jo vetem per ne taksapaguesit e ketij vendi qe duam ta kemi Shqiperin si gjithe Europa , por dhe te huajt kur zbresin nga avionet e futen drejt kryeqytetit perballen me nje impakt aspak mikprites dhe te qyteteruar , i vetmi aeroport i Albania pa ndriçim , besoj dhe ne Kandahar ku shpesh ti ironizon duhet te jete i ndriçuar .

Per çudin time me ktheve pergjigje ne çast duke me sqaruar se ndriçimi ishte ne remont .Te falenderova per kujdesin e treguar .

Para tre ditesh isha ne Rinas per te pritur vajzen time , ajo punon per komisionin Europian ejo per llogari te qeverris Shqiptare .

Ajo ndodhet atje thjesht per aftesit e saj profesionale dhe jo nga tarafet alla Shqiptarçe .

Sapo dolem nga aeroporti e morem rrugen drejt Tiranes , vajzes i ra ne sy erresira totale e segmentit rrugor te aeroportit , ose tek tuk ndonje ndriçim si puna e disa njerezve me dhembet e gojes qe i kane nje po nje jo , pa dashur ta fyej kete kategori , mbase nuk kane dhe lek te zeste te rregullojne shendetin e tyre oral .

Ime bije me pyeti e zemeruar , si ka mundesi babi kane 5 vjet ne pushtet dhe nuk jane aq te zot sa te mos ndriçojne dot 3 km rruge ?.
E sqarova , vajzen se ja kam shprehur shqetesimin si qytetar kryeministrit pese vite me pare dhe u justifikua se ishin ne rimont e siper , por realiteti i hidhur e nxjerr zbuluar , rruga e aeroportit te vetem nderkombetar ne Shqypni eshte ende ne erresire te plote dhe ky eshte nje turp .

Nuk mund te justifikohen per asnje rrethane vazhdoi vajza ime , ketu duhet vetem nje investim i vogel serioz qe ky segment i vogel rruge te ndriçohet e te futet ne sistem , ku automatikisht takohet ne mbremje dhe stakohet ne mengjez ashtu sikunder veprohet ne Europe ku ne aspirojme te shkojme .

Kjo nuk realizohet thjesht per mungese serioziteti te kesaj qeverrie , ose institucioni qe e ka per detyre .

Ndaj miku im , merre situaten ne dore thirre ate Gjiknurin e jepi urdher , qe brenda muajit te kete perfunduar ndriçimi i rruges se aeroportit te Rinasit “Nene Tereza”, sakrifiko dhe fondin e nevojshem financiar dhe mbylle perfundimisht kete histori jo te hijshme per kete shtet .

Te siguroj se kjo nuk eshte pergjegjesi e opozites , apo e medias kazan sikunder i etiketon shpesh .
Jo , pergjegjesit ne radhe te pare gjithkush duhet ti shoh te vetja, pastaj tek te tjeret , ky parim themelor vlen per njeriun e thjeshte , deri te kryeministri , ne rastin konkret ju .

Shpresoj ne mirkuptimin tuaj zoti kryeminister !.

Miqesisht Mit’hat Havari !. /albeu.com/
Shtuar më 29/01/2018, ora 18:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori