Kryente veprime të turpshme në sy të djalit, arrestohet 46 vjeçari
Policia e Vlorës ka arrestuar 4 persona për vepra të ndryshme penale.

Blutë kanë arrestuar A. B., 46 vjeç, banues në lagjja “Pavarësia 3”, Vlorë, pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme në prani të djalit të tij.

Ndërkohë Specialistët për Hetimin e Krimeve, në vijim të veprimeve për zbardhjen e shkakut të djegies së automjetit në pronësi të shtetasit Sh. M., pas provave të grumbulluara kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit I. T., 45 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë, pasi më datë 17.10.2020, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, dyshohet se ka djegur automjetin në pronësi të shtetasit Sh. M., 54 vjeç, banues në Fier.

Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G. B., 17 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 3”, Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, pas një konflikti të çastit.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasi A. Y., 31 vjeç, banues në Fier, pasi në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Nartës”, Vlorë, është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Shtuar më 19/10/2020, ora 12:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori