Kryente rekrutime për ISIS, kush është shqiptarja që u dëbua nga Italia
Pëlqej
Gjatë ditës së sotme shteti fqinjë, Italia ka dëbuar një shtetase shqiptare e cila akuzohet për lidhje me organizatën terroriste ISIS.

Autoritetet italiane kanë bërë me dije se gruaja në fjalë, është deportuar gjatë ditës së sotme pasi ka dyshime të mëdha se ka rekrutuar gra të tjera për organizatën terroriste të ISIS.

Sipas mediave italiane, shqiptarja quhet Arta Kacabuni, e cila jetonte në Itali që nga viti 2003 pranë Grosetos në pjesën jugore të Tosakanës.

Arta Kacabuni thuhet se ka rekrutuar gra të tjera për të “përqafuar radhët e ISIS” me qëllim për të shkuar dhe luftuar në Siri”, tha ministria e brendshme”, përcjell ANSA. /albeu.com/

Shtuar më 17/10/2018, ora 16:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori