Kryeministri Rama vaksinohet LIVE kundër koronavirusit (VIDEO)
Ka nisur kështu procesi i vaksinimit në vendin tonë. E parë, është vaksinuar shefja e Infektivit dhe menjëherë pas saj, u vaksinua kryeministri Edi Rama.

Vaksinimi po ndodh në ambietet e stadiumit “Air Albania”.

Në harkun kohor të një ore do të vaksinohen 60 persona, kryesisht pjesë e bluzave të bardha.

Por, ajo që vihet re, edhe pse një hapësirë e madhe si ajo e stadiumit, mjekë, infermjerë dhe vetë autoritetet po qëndrojnë grumbull, duke shmangur kështu distancën fizike edhe pse mbajnë maskë.
Shtuar më 11/01/2021, ora 15:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori