"Jeni esëll? Pusho! S'ju vjen turp?", si i drejtohet mediave kryeministri që "duam" (VIDEO)
I ftuar në Opinion, mbrëmjen e djeshme Rama u pyet për lirimin e Lulzim Berishës, i cili është në listën e OFL-së, teksa ky i fundit u lira me anë të një letre nga ish kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

“Është një letër ordinere që jepen me qindra e qindra kur ia kërkon shërbimi i provës. Kryetari i bashkisë mund të jap edhe një letër që ku thotë është hero. Këtu çështja është çfarë bën gjykata, çfarë bën prokuroria. Nuk kemi patur aleatë kundër krimbnin, por aleatë me krimin dhe kundër policisë”, tha Rama.

Edi Rama – Unë flas me fakte

Artan Hoxha – Po fakt është ajo

Edi Rama – Keni marrë ndonjë gjë sot apo jeni esëll

Artan Hoxha – Unë jam nga krahu tjetër

Klodiana Lala – Kryeministri ka ardhur…

Edi Rama – Po pusho moj pusho

(Edi Rama – Shhhhhhh…..)

Klodiana Lala – Kryeministri ka ardhur për të folur për këta personazhet e botës së krimit këtu, të cilët pjesa më e madhe e tyre janë liruar në kohën që zoti Rama vazhdon të jetë në pushtet. Lulzim Berisha është liruar me betimin e një prej anëtarëve të kryesisë të partisë socialiste.

Edi Rama – Po si stë vjen turp moj zonjë kam ardhur këtu të jap përgjigje jo të dëgjoj broçkullat e tua

Klodiana Lala – Unë po të them fakte, ma kundërshto që nuk është liruar me bekimin e Vangjush Dakos dhe unë do të kërkoj falje publike

Edi Rama – Zonjë nuk kam ardhur të kundërshtoj ty, nuk kam ardhur të kundërshtoj ty, nuk kam ardhur të kërkoj falje ty, nuk kam ardhur të bëj debat me ty, kam ardhur të flas me publikun. Ju vini ktu dhe torolisni opinionin publik me budallallëqe

Blendi Fevziu – Ju mor zotri nuk torolisim ne ktu opinionin publik

Edi Rama – Do më lini të flas dhe të shpjegoj apo të vazhdoj të bëj me ju atë që di unë të bëj me ju

Blendi Fevziu – Jo nuk është nevoja të kërcënosh, përgjigju pyetjes.

Shtuar më 14/02/2020, ora 08:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori