Kryeministri i përgjigjet thirrjeve "Rama ik": Ja tani, mos ki merak!
Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Durrës ku i është bashkuar edhe ekspertëve izraelitë, që po bëjnë inspektimet nëpër shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti.

“Janë prishur muret por struktura shumë e qëndrueshme dhe do riparojmë dëmet në mure, muret janë si lëkura, dëmtohet por nuk krijon rrezik, në këmbë na mban skeleti jo lëkura. Ky kompleks është i rikuperueshëm, nuk ka kolona të dëmtuara, thjesht muraturë”- tha Rama teksa shihte nga afër banesat, me të cara të frikshme në mure dhe faqe të tjera muresh të rëna përtokë.

Inxhinieri: Shtëpia ju ka mbrojtur struktura është solide, shikojmë të carat po nuk ka probleme, ka pasur shumë tundje, tani do bëjmë muret më të forta që të jenë më të qëndrueshme, tani jemi ne me ju, shtëpia ju mbrojti dhe zoti gjithashtu.

Por teksa po largohej nga aty për të shkuar diku tjetër, një person në rrugë ka abërë disa herë thirrje "Rama ik" .

Kryeministri nuk ka qëndruar indiferent dhe i është përgjigjur: Ja tani, tani, mos ki merak!

Shtuar më 09/12/2019, ora 12:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori