Owen për transferimin nga Liverpool te Reali: Nuk fjeta për një javë dhe qava me lot rrugës për në aeroport

Michael Owen zbulon ndjenjat e tij për kalimin nga Liverpool te Real Madrid.

Anglezi u transferua në klubin madrilen në vitin 2004.

“Nuk kam fjetur për një javë të tërë para kësaj. Dhe edhe rrugës për në aeroport qava me hidhërim, nuk i trembem kësaj fjale.

Ti mendon se do të jesh lojtar i Liverpoolit për pjesën tjetër të jetës, por më pas mendon: “O Zot, ky është Real Madridi, do të pendohem përgjithmonë nëse them jo”. Ishte një shans për të njohur një ligë tjetër, një vend tjetër, një gjuhë tjetër, një kulturë tjetër.

Ishte për të qenë në gjendje të luaja me atë fanellën e famshme të bardhë, për të luajtur në Bernabeu, për të luajtur me Zidane, Figo, Beckham, Roberto Carlos. Por edhe atëherë, dy sekonda më vonë, mendova: “Jo, dua të jem në Liverpool për pjesën tjetër të jetës sime.

Kështu që, përpara se të largohesha, fola me Rick Parry, i cili ishte CEO në atë kohë, “A mund të kemi një marrëveshje zotëri që të më blesh pasi të luaj nja dy vjet në Madrid?”

Dhe ne e bëmë, por ju kurrë nuk mund ta planifikoni karrierën tuaj në mënyrë perfekte. Nuk pata shansin të kaloj pjesën tjetër të karrierës sime në Liverpool, por në Madrid pata një përvojë të jashtëzakonshme”, tha ish-sulmuesi.


Shtuar 26.05.2022 16:37