Kryeministri fton Vetëvendosjen për dialog
Kryeministri Hashim Thaçi i ka bërë edhe një herë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të kthehet në Kuvend. Sipas kryeministrit, rruga nuk është zgjidhja e problemeve. Në mbledhjen e qeverisë kryeministri ka thënë se zyra tij ka qenë dhe do të jetë e hapur për lëvizjen Vetëvendosje, kurdoherë që ata duan të diskutojnë, raporton KTV.

“I ftoj që të mos e bartin politikën në rrugë . Zyra ime ka qenë dhe është e hapur për Vetëvendosjen. Të shmanget dhuna dhe rruga e ta zhvillojmë debatin në institucione”, ka thënë kryeministri.

Sipas kryeministrit, zgjidhja e të gjitha problemeve është në institucione, e jo në rrugë. Thaçi e ka quajtur të papranueshme analogjinë që po i bëhet policisë së Kosovës dhe tendencës së demonizimit që po synohet t’ i bëhet asaj. “E ardhmja e Kosovës evropiane është që të hapen kufijtë, e jo të mbyllen ata”, ka thënë kryeministri Thaçi. Në këtë mbledhje qeveria ka vendosur po ashtu që të hiqet TVSH-ja për mediat.
Shtuar më 18/01/2012, ora 16:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori