Sulmuesi i Italisë “var këpucët në gozhdë”, i jep lamtumirë futbollit

Ish-sulmuesi i Fiorentinës, Parmës dhe Manchester United, Giuseppe Rossi, ka njoftuar tërheqjen nga futbolli.

“Pepito” e ka konfirmuar vendimin e tij të shtunën me një mesazh të gjatë të postuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GIUSEPPE ROSSI OFFICIAL (@beppe787)


36-vjeçari ka luajtur 30 ndeshje për Italinë. Së fundmi, Rossi ka mbajtur veshur fanellën e Salt Lake në USA dhe Spal në Itali.

“Sot njoftoj tërheqjen time nga loja e bukur. Ishte një udhëtim i paharrueshëm! Nga vrapimi nëpër kopsht si fëmijë me një top në këmbë dhe duke pasur babain tim si trajner, tek luajtja në nivelin më të lartë të futbollit të mundshëm, në stadiumet më të bukura. Unë jam përjetësisht mirënjohës që kam qenë pjesë e kësaj loje. Ëndrrat e mia janë realizuar. Jeta ime ka mbaruar” – Ishin disa nga fjalët e tij në Insta.


Shtuar 22.07.2023 21:06