Monika Kryemadhi është pyetur pas përfundimit të protestës, nëse ka frikë nga
drejtësia, ashtu siç thotë kryeministri Edi Rama.
Ajo tha se nuk ka frikë nga
drejtësia, por nga Zoti, pasi ajo është
shërbëtore e tij në tokë.
“Unë nuk kam frikë as nga
drejtësia shqiptare, as ajo amerikane, dhe as europiane.
Unë kam frikë nga Zoti, pasi i shërbej atij dhe jam
shërbëtore e Zotit”, tha ajo.
Shtuar më 22/06/2019,
ora 09:35