Kryemadhi takon Haradinajn: Kemi sfida të përbashkëta

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka takuar gjatë pushimeve në Jalë, ish-kryeministrin e Kosovës, njëherësh kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj de bashkëshorten e tij, Anitën.

Kryemadhi ka postuar dhe një status për këtë takim, ku thekson se i ka treguar kreut të AAK-së dhe përvojën që ka patur këtë vit me të rinjtë e LRI-së në kampin rinor. Këta të fundit sipas kryetares së LSI-së nuk duan të largohen nga Shqipëria, por kanë vendosur të punojnë dhe të jetojnë këtu.

Sipas kryetares së LSI-së, trojet shqiptare janë të bekuara nga Zoti, ndaj sipas saj duhet të mundësohet krijimi i një linje të fortë me brezin e ri.

“Me Anitën përqafuar, ndërsa me Ramushin gati për një bisedë miqësore për ti treguar përvojën e sivjetshme nga kampi rinor i LRI-së në Jalë.

Surprizën e bukur që zbulova gjatë ditëve të kampit me të rinjtë që e kanë vendosur të punojnë dhe të jetojnë në një Shqipëri evropiane, pa qenë të detyruar të largohen se dikush iu shkatërron ëndrrat, dua ta ndaj me të gjithë.

Nuk mund ti shpëtonin bisedës me Kryetarin e AAK diskutimet mbi zhvillimet në Shqipëri, Kosovë e rajon, dhe mbi rëndësinë që ka për suksesin në sfidat e përbashkëta të së ardhmes krijimi i një lidhje më të fortë mes brezit të ri.

Trojet tona janë të bekuara nga Zoti me bukuri mahnitëse dhe njerëz me karakter të fortë e tradita.

Me besim dhe dashuri e ardhmja këtu është si askund tjetër!”, thekson ajo.

Shtuar më 30/08/2020, ora 14:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori